Radio Star ka raportuar për një aksident në Gjilan, ku janë përfshirë një veturë dhe një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Valon Osmani i tha Radios Star se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Gjilan dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.
Më tutje Osmani ka thënë se shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga hetues policor të aksidenteve.