Një person i gjinisë mashkullore është dërguar i vdekur në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës personi ka qenë nga Novobërda, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
Policia jep detaje për fëmijën dy vjeçar që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit