Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjet ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore në Ujman.
Sipas Policisë, në këtë lokacion në tri raste të ndara në intervale të ndryshme kohore policia ka raportuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, raporton teve1.info
Në raport thuhet se Policia e Kosovës në vetëmbrojtje janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri.
“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS&TERRORIZËM |Jasenovik, Ujman 10.12.2022. Në lokacionin në fjalë, në tri raste të ndara në intervale të ndryshme kohore, njësitet policore kanë raportuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Të njëjtit në vet mbrojtje janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raport.
Për këtë rast ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media, ku ka thënë se pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë.