Shtatë persona janë përfshirë në një përleshje me thika të shtunën në mbrëmje në rrugën “Lulishtja” në Gjilan.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se të shtatë personat kanë pësuar lëndime trupore.
Pas trajtimit në spitalin lokal, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit të rastit, pesë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është regjistruar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet vazhdojnë.
“Rr. Lulishtja, Gjilan 28.02.2026-22:40. Raportohet se shtatë të dyshuar m/k janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdor edhe mjete të mprehta-thika. Si pasoj, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor pesë janë liruar ndërsa dy të tjerët si pasoj e lëndimeve të rënda nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.

