Një person i moshës 22 vjeçar, ka vdekur sot pasi ka rënë nga lartësia e një banese në Gjilan shkruan Radio Star.
Policia e Kosovës tregon se rasti ka ndodhur rreth orës 15:54 dhe viktima nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të shkaktuara nga rënia.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Toger Ismet Hashani, për ‘Radio Star’ ka thënë se ky rast është duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkpunim me prokurorin e shteti, kurse Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dergohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilsuar “Vdekje e dyshimt”.
“Vdekje e dyshimt”
Ju njoftojm se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një petson i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetsore.
Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tijë, I njejti është derguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka nderruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës. Rretheanat se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkpunim me prokurorin e shteti . Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dergohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilsuar “Vdekje e dyshimt”./radiostar/