Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e gjuatjeve me armë që ndodhi dje në qytetin e Gjilanit, rreth orës 18:55, raporton Plus T.
Sipas raportit policor, janë arrestuar katër persona, të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin gjuajtur me armë zjarri në mes veti dhe më pas me vetura ishin larguar nga ai lokacion.
“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin gjuajtur me armë zjarri në mes veti dhe më pas me vetura ishin larguar nga ai lokacion”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve kalibrash.
Policia njofton se dy prej personave të dyshuar, janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, përfundon raporti.