Sot u raportua rreth një aksidenti në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Breslac shkruan Radio Star.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Radio Star ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.
Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë ka ndodhur vet Aksident Trafiku i një autobus i linjës Gjilan -Prishtinë.
Policia e kosovës dhe njësitet e zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët jane duke u trajtuar në qendren emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lendime të lehta trupore.
Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut Rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit.