Një vetaksident ka ndodhur në magjistralën Gjilan-Prishtinë shkruan Radio Star.
Pas këtij vetaksidenti Policia e Kosovës, ishte në vendin e ngjarjes.
Policia ka konfirmuar se një person ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim shëndetësor.
“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”,