Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për teve1.info, ka thënë se nuk ka të lënduar.
Ajo ka konfirmuar se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”,ka thënë Ahmeti.
Edhe nga zjarrfikësit është konfirmuar për teve1.info, se në këtë incident nuk ka pasur të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar./Teve1.info/