Policia e Kosovës ka apleuar të gjithë qytetarët që mos të lënë gjëra me vlerë në veturat e parkuara.
Apeli i plotë:
Muaji Korrik dhe Gusht, janë muaj ku kryesisht shumë bashkë atdhetare kthehen në vendlindjet e tyre për ti kaluar pushimet bashkë me familjet e tyre. Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, ku kemi pas disa raste të raportuara si “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda” nga automjetet e parkuara, Policia e Kosovës Apelon te të gjithë qytetarët që me rastet e daljes nëpër qendrat tregtare apo ku do qoftë nëpër sheshe të qyteteve le të sigurohen se gjatë parkimit të veturave të tyre ato të jenë të kyçura dhe nuk lën në veturat e tyre gjësende me vlerë: si qantë dore, telefona celularë apo edhe portofola, pasi që fatkeqësisht në këto raste persona keqbërës në momentet që vërejnë këto gjësende, në ulëse të veturave, shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, duke thyer xhamin e veturës, dhe vjedhur sende me vlerë shpesh herë edhe dokumente udhëtimi, të cilat më pastaj paraqesin vështirësi të konsiderueshme për qytetar.