Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se grupi i armatosur serbë është rrethuar nga Policia e Kosovës e cila ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë.
Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, ka bërë të ditur se të shtënat me armë zjarri po vazhdojnë, ndërsa që nuk raportohet për viktima nga asnjëra anë, përveç sulmit në mëngjes, ku një polic mbeti i vrarë dhe një u plagos e një tjetër u lëndua./teve1.info/