Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e tri grave të dyshuara për ‘Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Sipas policisë, B.M ka raportuar se gjatë blerjes së gjësendeve në qendren tregtare në Prizren, e kishte lënë telefonin në tavolinë, ku pasi kishe qenë duke kryer pagesën tri gra të panjohura e kanë marrë telefonin duke e fshehur dhe janë larguar nga lokali.
“Me datën 29/12/2022 në ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali”, thuhet në njoftim.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave.
Andaj, Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.