Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Gjilan në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”, sot në orët e paradites kanë vazhdu me kontrolle të shtuara të veturave dhe mjeteve transportuese me qëllim të preventimit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik, në rrugën magjistrale Gjilan- Kamenicë.
“Vlen të ceket se vetëm gjatë vikendit janë shqiptuar gjithësejt dyqind e katërdhjet (240) gjoba të ndryshme përfshirë edhe konfiskimin e tetë (patentë shoferëve në raste të kundërvajtjeve të ndryshme si “tejkalim në vijë të plot, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar në bazë të shenjave të trafikut”, etj.”, njofton policia.
“Policia e Kosovës njësitet e Trafikut rajonal në Gjilan në vazhdimësi kërkojnë nga vozitësit dhe gjithë pjesmarrsit në komunikacion që të kenë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim që bie në kundërshtim me ligjin”, përfundon njoftimi.