Policia konfiskon armë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë të Veriut
Policia sot ka kontrolluar një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut ku ka gjetur dhe konfiskuar:
Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
Një (1) karikator i revoles
Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
Një (1) Radiolidhje
Një (1) kamerë vëzhgimi,
Një (1) Divijar,
Një (1) vulë metalike dhe
Një (1) Letërnjoftim
Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person i cili është me interes për Policinë që të intervistohet.
Policia ka thënë se aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.