Në raportin ditor të së hënës, policia thotë se njësitet përkatësë kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar dronin, shkruan Insajderi.
“Fsh. Muqibabë, Gjilan 08.03.2026-19:20. Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Rasti është nën hetime, sipas policisë.

