Po nuk mbajtët maskë dhe dilni në rrugë, mund të dënoheni deri në 12 vjet burgim.
Kështu ka thënë Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës në një intervistë për Ekonomia Online.
Këto gjoba – që më e madhja shkon tek 12 vjet heqje lirie – do të fillojnë të aplikohen nga nesër, e martë.
“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”, ka thënë Ahmeti.
“Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”.
Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillon punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.
Ai ka theksuar se ne të gjitha qytet e Kosovës ka pasur monitorim maksimal nga Policia.