Policia e Kosovës ka mbullur 22 lokale të masazhës.
Kjo u bë e ditur sot përmes një konference për media nga Policia e Kosovës, teksa u tha se kjo ndodhi pas një operacioni që do të zgjasë tërë vitin.
Nga ky operacion, nëntë persona kanë përfunduar në pranga.
“Policia e Kosovës ka nisur një aksion që do të vazhdojë tërë vitin. Është bërë inspektimi i vendeve sensitive ku mund të ketë viktima të trafikimeve njerëzore, që fatkeqësisht po identifikohen në sallonet e masazheve” , u tha në konferencën e Policisë së Kosovës.
Të arrestuarit dyshohen për veprat penale, ‘detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.
Gjithashtu u tha se kanë hasur në pesë punëtore nën moshën 18 vjeçare.
Policia e Kosovës realizoi operacionin në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës.