Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet në vazhdën e zbatimit të strategjisë “Policimi në Bashkësi” kanë realizuar ligjëratën e radhës në shkollën fillore “Ramiz Cernica” në fshatin Cernicë të Gjilanit, me nxënësit e klasave të nënta.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ligjërata ka pasur qellim që nxënësit të njoftohen me punët dhe detyrat e PK-së.
Po ashtu, edhe me vetit devijante si: Delikuenca e të miturve, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, rreziku dhe pasojat nga armët e ftohta, drogat, alkooli, si dhe Kodi i Drejtësisë për të mitur. Nga kjo ligjërata kanë marre njohuri nxënësit nga klasa e nëntë.
Sipas Hashanit, drejtori i kësaj shkolle, mësimdhënësit dhe nxënësit e kane mirëprit ketë ligjëratë dhe nga biseda interaktive janë falënderuar dhe janë shpreh se kane marre informata te rëndësishme lidhur me temat e ligjëruara.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë pranë komunitetit, në mënyrë që të siguroj ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.