Situata e krijuar në veri ka bërë që Policia e Kosovës të marr një vendim të shpejtë.
Policia ka urdhëruar që të gjithë policët që janë në pushim të kthehen.
“Jepi zë” mëson nga burime të mirë informuara në Polici se për një orë të gjithë policët duhet të dalin në punë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur kufiri për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje.
Ndryshe, ka më shumë se një orë që “uzbuna” është lëshuar në veri të qytetit.
Ndryshe, ky alarm vie sot, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.