Policia e Kosovës ka ndaluar 16 persona për mosrespektim të masave të parapara për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
Në raportin e policisë është thënë se tetë persona janë ndaluar në Mitrovicë të Veriut, gjashtë në Gjakovë dhe dy në Prizren.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, të hënën ka njoftuar se prej të enjtes do të lejohet lëvizja e qytetarëve për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 deri në orën 21:00, si pjesë e lehtësimit të mëtutjeshëm të masave.