Policia kolumbiane ka kapur 118 kg kokainë në një ambulancë që po transportonte një pacient me Covid-19.
Ambulanca u ndalua për një kontroll rutinë në një postbllok në Antiokia, por kur shoferi nuk i tha efektivëve se në cilin spital po transportohej i sëmuri, dyshimet u shtuan dhe nisi kontrolli i ambulancës.
Gjatë kontrollit u gjetën pako me kokainë të fshehura në një barrelë dhe policia arrestoi 5 persona që ndodheshin në ambulancë./A2CNN