Policia rrugore ka vënë në pranga 15 shoferë për arsye të ndryshme.
Gjatë 48 orëve të fundjavës, policia thotë se ka ndaluar 105 makina e ka vendosur më shumë se 1200 gjoba.
Në fund të kontrolleve të fundjavës Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin.
Arrestuar në kushtet e flagrancës 15 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 persona për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Pezulluar 40 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Ndaluar administrativisht 105 mjete të cilat rezultuan me detyrime të pashlyera.
Vendosur 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.