Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar dy ish-drejtorë të Telekomit dhe dy zyrtarët të tjerë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por duke mos dhënë detaje të të arrestuarve.
“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, thonë Policia.
Sidoqoftë, është mësuar se dy nga të arrestuarit janë ish-drejtorët Trim Musliu dhe Armend Osaj. Ata po dyshohen për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.