Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 16.05.2024 – 23.05.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.
Zyrtarët policorë gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit kanë ndaluar disa persona të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.
Policia përmes një komunikate ka treguar se janë tërhekur nga komunikacioni 14 motoçikleta.