Aksion i policisë në gjithë vendin që lidhet me lojërat e fatit
Policia e Kosovës këto momente është në një aksion të gjerë.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka njoftuar gjatë një konferencë për media se cak janë lojërat e fatit, njofton Klan Kosova.
Kelani ka thënë se tash për tash nuk mund të jap informacione, por sapo të përfundojë aksioni do të dalin me njoftim zyrtar.
Në anën tjetër janë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që kanë bërë thirrje gjatë ditës së sotme që kazinotë dhe lojërat e fatit të mbyllen në mënyrë që të to të mos ketë humbje jetësh.