Policia e Kosovës në Gjilan, përmes një komunikate ka njoftuar se ka arrestuar 20 persona shkruan Radio Star.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masat e ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, në raste të ndara ka ndalur një numër personash duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Këta persona intervistohen në bazë të procedurave ligjore, varësisht nga arsyet që ata deklarojnë njoftohet prokurori i shtetit dhe i njëjti vendos se a do të ndalen apo rastet procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.
Nga data 01 prill deri me 07 prill 2020 nga Policia e Kosovës në Komunën e
Gjilanit janë ndalur dhe arrestuar gjithsejtë njëzet (20) persona, dhe janë hapur
gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste për “Mos respektim të masave të ndërmarra
nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19”, dhe tri raste me po të njëjtin kualifikim në Komunën e Kamenicës.
Polica e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe
tu përmbahen thirrjeve dhe urdhrave të qeverisë , në as një formë mos të
frekuentojnë nëpër parqe, sheshe, shëtitore dhe vende tjera rekreative, me qëllim
që të mbrohemi dhe të përvetojmë sa ma shumë për mos përhapjen e pandemisë
COVID-19./RADIOSTAR/