Policia në Gjilan, arreston personin e kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 15.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.L. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar).
Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 i KPRK-së.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.