Në komunën e Gjilanit, është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës.
I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur, në një kafeteri ka hedhur gjësende të forta në mënyrë të pakontrolluar.
Në këtë rast sipas Policisë së Kosovës është përfshirë edhe pronari i kafeterisë, duke e sulmuar fizikisht të dyshuarin dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit iu është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësit policore janë në kërkim të pronarit të kafiterisë.