Një person është proceduar në procedurë të rregullt gjyqësore pasi dyshohet se nuk iu bind urdhrit për ndalim të Policisë dhe më pas kanosi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare shkruan Radio Star.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 02:30, në fshatin Kufcë të komunës së Novobërdës.
Policia bën të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, ishte duke qarkulluar me automjet në trafik kur fillimisht nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga zyrtarët policorë. Pas veprimeve të ndërmarra nga patrulla, automjeti është arritur të ndalohet.
Gjatë procedurës së legjitimimit, i dyshuari nuk ka bashkëpunuar me zyrtarët policorë dhe, sipas Policisë, ka kanosur ata gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit. Pas përfundimit të procedurave fillestare, rasti është proceduar në procedurë të rregullt gjyqësore./radiostargjilan/

