Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se në muajin korrik ka shqiptar afër 3 mijë gjoba në trafik.
“Tiketa të shqiptuara për persona fizik deri në 500 euro gjithsej 2809, kurse 5 tiketa për persona juridik deri në 1000 mijë euro, dhe 177 të tjera për gjykatë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Policia më tutje sqaron se:
Numri i tiketave gjobitëse që janë paraparë një pikë negative gjithsej – 6
Numri i tiketave gjobitëse që janë paraparë dy pikë negative gjithsej – 22
Numri i tiketave gjobitëse që janë paraparë tri pikë negative gjithsej – 1
Numri i tiketave gjobitëse që janë paraparë pikë negative gjithsej – 29
Ndalimi i drejtimit të mjetit (konfiskimi i përkohshëm) – 31 gjoba
Ndalimi i drejtimit të mjetit për tre muaj – 23 gjoba
Ndalimi i drejtimit të mjetit prej tre deri në gjashtë muaj – 3
Ndalimi i drejtimit të mjetit gjashtë muaj – 5 gjoba
Policia e Kosovës apelon vozitësit të jenë të përmbajtur gjatë drejtimit të mjeteve të tyre, t’i respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë konform rregullave dhe gjendjes në rrugë.
Për arsye të parandalimit që të mos kem aksidente apo të ketë sa më pak të jetë e mundur Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe ka shtuar gatishmërinë për parandalimin dhe zvogëlimin e aksidenteve.
Policia thotë se zero tolerancë do të ketë për të gjithë ata vozitës që takohen duke i thyer normat dhe rregullat ligjore.