Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Ranillug me datën 05.05.2024 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në Ranillug.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës shtetas i Serbisë i cili drejtonte automjetin me tabela Serbe. Gjatë kontrollit të dokumenteve ka egëzistuar dyshyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.70 promila alkool .
Të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.