Me 19 gusht 2019 rreth orës 19:25, Policia e Kosovës njësitet, për reagim të shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës –Gjilan, gjatë punëve operative në teren, kanë ndaluar veturën e tipit Audi me targa BU, në të cilën veturë gjendeshin dy persona, që të dy shqiptar shtetas të Serbisë.
Me të filluar Kontrollimi , dhe legjitimimin e personave në veturë i dyshuari M. R. Drejtuesi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes me vrap ku pas një distance është arritur të ndalet, edhe përkundër mos respektimit të urdhrave policor dhe rezistencës së vazhdueshme i dyshuari futet nën kontroll dhe arrestohet nga ana e policisë, në një nga bodrumet e një kompleksi banesor, në tentim për ti u shmang arrestit nga polica e Kosovës.
Në afërsi të vendit të ndaljes është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike që besohet të jetë e llojit Kokainë .
Të dyshuarit janë sjell në stacionin policor këtu në Gjilan .
Substanca e dyshuar e llojit Kokainë ka peshuar 56.4 gram.
Përveç substancës narkotike janë konfiskuar edhe 4 telefona celular , 90 Euro, 980 Dinar serb dhe një veturë e tipit Audi, si prova materiale për Gjykatë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Të dyshuarit, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Pas procedurave ligjore që të dy të dyshimtit ndalohen në mbajtje policore për 48 orë.
Rasti “Blerja ,posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge , Neni 267 dhe 401” , procedohet për hetime të mëtutjeshme te njësitet e specializuara anti drogë.