Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të detyrave në zbatim të ligjit për rregullat në trafikun rrugor ka shqiptuar disa gjoba për ngasësit të cilët janë hasur duke shkelur dispozitat ligjore të këtij ligji.
Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 110 km/h, ndërsa në tri raste të tjetër janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj tre kundërvajtësve të cilët kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut rrugorë, pasi siguria e tyre dhe e të tjerëve varet nga sjellja e përgjegjshme në rrugë, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.