Një 24-vjeçar është therur me thikë në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka informuar për Radio Star se i dyshuari për ngjarjen është ende në kërkim.
Ndërkohë, i lënduari ka marrë trajtim të parë në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Më tej, Hashani ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, kur Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një therje me thikë në rrugën “Isa Boletini”, pas stacionit të autobusëve në Gjilan.
Njësitet policore janë mobilizuar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para, viktima është një 24-vjeçar, i cili është transportuar urgjentisht në qendrën emergjente të Gjilanit dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
I dyshuari, i njohur për policinë, është shpallur në kërkim. Policia e Kosovës po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.