Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të vendimit të fundit të qeverisë së vendit për masat anti Covid-19, për zbatimin e masave të parapara zyrtarët policorë të DRP në Gjilan kanë shtuar angazhimin dhe aktivitetin në terren për zbatimin e masave të parapara me vendimin e fundit të qeverisë.
Duke u bazuar në Urdhërin Operativ për parandalim dhe reagim ndaj pandemisë COVID-19, në të gjitha (shtatë) komunat e Rajonit të Gjilanit, Policia e Kosovës ka shtuar masat veçanrishtë në hapësirat ku ka frekuentim më shumë të qytetarëve si në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare, kontrollet taksitëve, transportin e udhëtarve me autobusë, transportues tjerë ekonomik.
Angazhimet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan do të vazhdojnë dhe bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe evitimin e përhapjes së pandemisë e cila ditëve të fundit ka pasur një përhapje tejet të madhe edhe në rajonin e Gjilanit.
Drejtoria Rajonale në Gjilan, apelon tek qytetarët që të respektojnë këto masa si dhe masat tjera të parapara në vendimin e fundit të Qeverisë si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku të parandalojmë dhe ta përballojmë pandeminë me më pak pasoja për shëndetin e përgjithshëm të popullatës sonë.
Ndaj të gjithë personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit rikujton qytetarët me masat e ndërmara nga Qeveria e Kosovës nga sot 30 gusht 2021, nga ora 22:00 deri në ora 05:00, kufizohet qarkullimi i qytetarëve
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit njofton zuar në vendimet e institucioneve vendore dhe ligjeve në fuqi do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.