Po vazhdojnë angazhimet policore për respektim dhe zbatim të masave të reja të nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës,.
Me hyrjen në fuqi të këtyre masave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive në përputhje me dispozitat ligjore po vazhdon me zbatimin dhe implementimin e këtyre masave anti Covid-19.
Zbatimi i këtyre masave është duke u implementuar në përputhje me autorizimet në të tri komunat Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.
Marrë parasysh numrin e rritur të rasteve të të infektuarve, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të iu përmbahen dhe respektojnë masat dhe vendimet e fundit .
Në zbatim të ligjit dhe autorizimeve policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese për shkelësit e këtyre masave.