Klan Kosova duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.
Ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.Ndërsa, zëdhënësja e Policsë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje për Express, ka treguar se është iniciuar një hetim për rastin sulm.