Policia e Kosovës po heton një rast të dyshuar të dhunimit në Gjilan.
Sipas raportit policor, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.
“Gjilan 14.07.2026-14:00. Është pranuar një informatë për një rast dhunimi. Policia e ka trajtuar rastin. Viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në QKUK -Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti mbetet nën hetime.

