Policia e Kosovës për shtatë ditë ka dënuar 7 mijë qytetarë për masat antiCovid.
Na bazë të raportit të Policisë së Kosovës, çdo ditë në Kosovë janë duke u dënuar më shumë se 1 mijë qytetarë në bazë të ligjit Covid19. Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, çdo ditë në Kosovë janë shqiptuar mbi 600 tiketa.
Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi. E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19. Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.
Vlen të ceket se situata me pandeminë në Kosovë është rënduar tej mase ditëve të fundit, ku gjatë 24 orëve janë shënuar 12 të vdekur dhe 491 raste të reja janë shënuar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.137 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 491 raste pozitive./gazetametro.net