Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë Ligjin kundër COVID-19, ku me këtë rast ka shqiptuar dënime me gjoba për ata qytetarë të cilët po e shkelin masat.
Vetëm gjatë 24 orëve, në vend janë shqiptuar 393 tiketa.Ndërsa, një shifër shumë më e madhe e tiketave të shqiptuara nga policia për qytetarët, janë për ata të cilët kanë vendosur që të mos i respektojnë rregullat e trafikut, duke i shkelur ato.E kuadër të kësaj policia kishte shqiptuar 1,162 tiketa për këtë gjë.