24 patentë-shoferë janë konfiskuar nga Policia Rajonale e Gjilanit, për shtatë ditë shkruan Radio Star
Përmes një raporti javorë këtë e ka treguar Policia e Kosovës, kurse 15 aksidente kanë qenë me dëme materiale dhe 11 aksidente me të lënduar.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.