Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 20.02.2026 – 26.02.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e tridhjetë e tre (1833) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar njëzet e katër (24) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar dyzet e tri (43) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar njëzet e pesë (25) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëdhjetë e shtatë (77) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

