Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.10.2025 – 30.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë e shtatë (1597) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e shtatë (47) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, rikujton të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

 
			








 
                                
                              
		