Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.10.2025 – 23.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë (1619) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëzet (20) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë (50) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor apelojmë tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik me theks të veçantë ngasësit e makinave bujqësore që:
• Gjatë gjithë kohës përdorni zinjalizues dhe bëhuni të dukshëm!
• Mbani pajisjes tuaj bujqësore në gjendje të mirë shërbimi dhe të përshtatshme për rrugë!
• Mbani të funksion siç duhet sistemet e drejtimit dhe të frenimit!
• Bëni kujdes me ngarkesa të larta në makineritë tuaja!
• Mos i mbingarkoni rimorkiot në mënyrë që ato të jenë të paqëndrueshme në rrugë!
• Mbajeni çdoherë distancën e nevojshme dhe kyçuni ç’do herë sigurt!
• Mos dil në rrugë me goma të zhytura!









