Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.09.2025 – 25.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë (1698) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës.
• Janë konfiskuar dy (2) motoçikleta
• Si dhe janë dërguar përmes postës trembëdhjetë (13) gjoba.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Me theks të veçantë apelojmë që për rreth shkollave të respektohen në përpikëri rregullat e trafikut. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!