Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 25.04.2025 – 02.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e dhjetë (1710) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës.
Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Makineria bujqësore’’, në kuadër të së cilit plan me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik me theks të veçantë ngasësit e makinave bujqësore që:
• Gjatë gjithë kohës përdorni zinjalizues dhe bëhuni të dukshëm!
• Mbani pajisjes tuaj bujqësore në gjendje të mirë shërbimi dhe të përshtatshme për rrugë!
• Mbani të funksion siç duhet sistemet e drejtimit dhe të frenimit!
• Bëni kujdes me ngarkesa të larta në makineritë tuaja!
• Mos i mbingarkoni rimorkiot në mënyrë që ato të jenë të paqëndrueshme në rrugë!
• Mbajeni çdoherë distancën e nevojshme dhe kyçuni ç’do herë sigurt!
• Mos dil në rrugë me goma të zhytura!