19 patentë-shoferë për shtatë ditë janë konfiskuar nga Policia rajonale e Gjilanit.
Kështu organet e rendit, i kanë rritur aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në trafik.
Gjithashtu njësite policore nëkuadër të implementimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor gjatë javës ka vazhduar me kontrollin e automjeteve për posedim të raportit evropian të aksidenteve.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bënë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të posedojnë në automjet këtë raport, pasi që në të kundërtën ngasësi i automjetit i cili nuk e posedon me vete raportin evropian të aksidenteve do të ndëshkohet konform nënparagrafin 1.6 të paragrafit 1 të neni203 të këtij ligji.
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.