Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.01.2025 – 23.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (1364) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e dy (32) ngasës.
Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.