Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 18.10.2024 – 24.10.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër (1554) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.