Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.01.2025 – 06.02.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tetëdhjetë e një (1581) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i gjashtë (6) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tetë (28) ngasës.
Parkimi i paligjshëm në trotuare jo vetëm që pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por edhe i detyron ata të dalin në rrugë, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të aksidenteve. Kjo sjellje është e papranueshme dhe e sanksionueshme sipas ligjeve në fuqi.